Kryesore

Bebe Rexha flet për personin që i ka rrëmbyer zemrën: Mendoj se është i duhuri

18:46 - 10.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha në një intervistë për “Entertainment Tonight” ka folur për partnerin  e saj të ri Keyan Safyari.




Romanca mes Bebes dhe producentit të  filmave filloi në fillim të këtij viti, teksa zbuluan se edhe kohën e karantinës e ka kaluar me të. Ajo ka deklaruar se ndihet shumë e lumtur dhe se Keyan mund të jetë i duhuri për martesë.

“Më pëlqen ky djalë. Unë mendoj se ky është i duhuri. Ai është një njeri shumë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, kujdeset për mua, e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë. Ai është thjesht një person i mahnitshëm dhe më bën të lumtur! Thjesht ndjej se është i duhuri.

Unë nuk kam qenë e vetmuar gjatë karantinës. Unë kam një njeri shumë të mrekullueshëm në jetën time tani dhe ai është kaq i mahnitshëm. Unë jam shumë mirënjohëse për të dhe thjesht po shijoj jetën time dhe do të shoh se ku do më çojë“ deklasoi Bebe.

Ky është i dashuri i parë për të cilin Bebe flet hapur në publik edhe pse në rrjete sociale nuk poston asnjë foto ose dedikim. “Përderisa nuk kam një unazë në gishtin tim, ju nuk do të keni një postim në rrjete sociale, dhe kjo është e vërteta!,”-shtoi ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.