Kosova

Covid-19 në Kosovë/ 8 persona humbin betejën me virusin, shënohen 334 raste të reja

15:21 - 03.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë 24 orëve të fundit, 8 perona kanë humbur betejën me Covid-19 në Kosovë, si dhe janë regjistruar 334 raste të reja pozitive nga 1621 testime të kryera.




Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 157 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Mitrovicë 13 raste,  komuna Gjakovë 8 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste,  komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Malishevë.

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 20.989 raste nga 98.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 705 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.722 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.562.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.