Mjeku kosovar, njëherësh këshilltar i kryeministrit Hoti, Visar Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’, ka paralajmëruar për rrezikun nga COVID-19 me të cilin Kosova mund të ballafaqohet shumë shpejt.
“Jemi afër një rreziku real e të matshëm! Covid-19 po shtrihet dhe kapilarizohet me shpejtësi e cila po e shton veten eksponencialisht. Situata është serioze! Nëse nuk i përmbahemi masave secili prej nesh do të përfundojmë duke bërë garë për një shtrat në spital”, ka shkruar Berisha.
Berisha ka alarmuar edhe për mungesën e vaksinës.
“Ne nuk jemi askund afër imunizimit te tufës, qe ndonjë mediokër mund ta ketë pretenduar. Nuk e kemi as vaksinën. Ne kemi një moshe të re popullate qe është shndërruar ne super shpërndarës te virusit. Te ndalemi për një moment e të reflektojmë; maska është alternativa e vetme, distanca po ashtu. Ikni vizitave familjare dhe ndejave të përbashkëta, nuk është koha tash”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 661 raste të reja me COVID-19, ndërsa 6 persona humbën jetën nga virusi.