Kosova

Humbin jetën 12 persona, regjistrohen 728 raste të reja me Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

15:36 - 06.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se nga coronavirusi në 24-orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona, derisa janë regjistruar edhe 728 raste të reja.




IKSHPK bën të ditur se numri i viktimave ka arritur në 732, transmeton Telegrafi.

Nga rastet e reja, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 316 raste.

Pastaj, komuna e Gjilanit 52 raste. Komuna Prizren 47 raste, komuna Gjakovë 45 raste.

Komuna Pejë 41 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Fushë Kosovë 25 raste.

Komuna Mitrovicë 21 raste, komuna Suharekë 18 raste, komuna Vushtrri 18 raste, komuna Shtime 16 raste, komuna Lipjan 15 raste.

Komuna Podujevë 14 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Kaçanik 11 raste, komuna Deçan 9 raste, komuna Obiliq 9 raste.

Komuna Klinë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste.

Komuna Novobërdë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Dragash 2 raste dhe komuna Istog 1 rast.

IKSHPK ka njoftuar se raste aktive janë 6 mijë e 221, derisa ka lutur sërish qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.