AKTUALITET

Radhë në pikën kufitare në Kapshticë, ja sa ditë do të qëndrojë e mbyllur

09:39 - 20.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbyllja e pikës kufitare në Kapshticë ka krijuara kaos dhe radhë të gjata. Autoritetet greke kanë bërë me dije se pika kufitare do të qëndrojë e mbyllur deri më datën 4 dhjetor 2020.




Ky vendim vjen pas përkeqësimit të situatës së krijuar nga pandemia në vendin fqinj. Gjatë periudhës që Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të jetë e bllokuar, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve, veturave, autobusëve apo kamionave, si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Doganat deklarojnë se PKK Kristalopigi do të jetë e mbyllur deri më 4 dhjetor, ora 23:59 dhe se do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin.

“Numri i lartë i rasteve me covid 19, në shtetin fqinj Greqi ka çuar ne mbylljen nga ana e palës greke te Doganës së Kristalopigi.
Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve te Policise Greke ne PKK Kristalopigi, që prej datës 20.11.2020 ora 06:00 deri në datën 04.12.2020 ora 23:59, Pika e Kalimit Kristalopigi do të jetë totalisht e mbyllur për këmbësorët, automjete, autobusët dhe kamionët, si ne hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë.
Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin”, bëjnë me dije Doganat.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.