Kosova

Dhomat e Specializuara në Hagë nxjerrin dosjen e plotë, 235 faqe ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

08:16 - 01.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë publikuar në faqen zyrtare të saj dosjen e plotë me të gjitha aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veseli e Selim Selimit.




Në pikat e aktakuzës, për të cilat ish-krerët e UÇK-së i dërguan në fillim të muajit nëntor në Hagë, janë për vrasje, tortura e krime në fshtatëra të ndryshme si, Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Malishevë, Bajgorë, Volljakë, Drenoc etj.

Janë plot 235 faqe, me vende e data, ndërmjet muajit Prill dhe fundit të Korrikut 1998, të paktën 13 individë u morën në paraburgim nga anëtarët e UÇK-së në kompleksin e kazermave të ruajtura të UÇK-së me një shtëpi me katër dhoma, në dalje të Jabllanicës.

Po ashtu në këtë aktakuzë përmendet edhe emri i Shqipërisë ku nga prilli i 1998-s deri në gusht të 1999-s dyshohet se janë kryer krime ndaj të paktën 392 individëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.