Kryesore

“Kini kujdes, korona nuk qenka shaka”, Rozana Radi tregon eksperiencën e saj pas infektimit me Covid-19

16:44 - 18.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Rozana Radi rezultoi pozitive me Covid-19 pak ditë më parë. Lajmin e bëri me dije vetë këngëtarja Radi me anë të një postimi në rrjete sociale ku publikoi rezultatet e testit.




Ajo vazhdon ende të qëndrojë e izoluar në shtëpi dhe siç duket eksperienca e saj me Covid-19 nuk ka qenë aspak e lehtë.

Së fundmi, këngëtarja ka zhvilluar një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, ku një prej ndjekësve është interesuar për shëndetin e saj. Rozana ka treguar se tani ndihet pak më mirë, por ditët e para ka pasur disa shqetësime si dhimbje koke apo djegie trupi. Ajo ju ka bërë thirrje të gjithëve që të kenë kujdes, sepse sipas saj koronavirusi nuk është shaka.

“Jam qëndrueshëm! Ditët e para ki kisha të tmerrshme me dhimbje të forta koke, trupi dhe djegie trupi. Kini kujdes se Corona nuk qenka shaka”, shkruan Rozana.

1 2
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.