LIFE STYLE

Si të përdorni dafinën për flokë të butë dhe të ushqyer

17:14 - 24.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjethet e dafinës janë ideale për sistemin tretës, kundër inflamacionit, kundër infeksioneve e të tjerë. Ato përdoren në mënyrë efikase edhe për flokun dhe lëkurën.




Ekspertët e agroweb.org thonë se dafinën mund ta përdorni për shpëlarjen e flokut. Zieni disa gjethe dafine në një tenxhere me ujë për jo më shumë se 20 minuta.

Kur gjethet të kenë çliruar aromën e plotë, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe prisni sa të ftohet. Ky lëng përdoret për shpëlarje dhe masazh të flokut nga rrënja tek majat.

Lëngu i dafinës funksionon edhe për pastrimin e skalpit nga infeksionet e ndryshme mykotike ose bakteriale, por edhe kundër zbokthit dhe psoriazës. Nëse e përdorni çdo ditë, lëngu i dafinës do të eliminojë zbokthin një herë e mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.