Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme tek Kthesa e Kamzës, ku është aksidentuar një punonjëse e policisë të qarkullimit rrugor, e cila ishte në shërbim.
Burime zyrtare nga policia bene me dije se mjeti me drejtues K.V, ka aksidentuar punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion
Më datë 15.01.2021, rreth orës 12:55, tek Cassa Italia, mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.