Orët e para të mëngjesit të së dielës është luajtur takimi i NBA mes Brooklyn Nets dhe Orlando Magic. Në këtë ndeshje është parë me mjaft interes debutimi i James Harden me Nets. Basketbollisti i afruar së fundmi nuk ka zhgënjyer duke realizuar një ‘triple-double’, me 32 pikë, 12 rebound dhe 14 asiste për ekipin e tij. Duket se dyshja Harden-Durant funksionon mjaft mirë dhe në këtë ndeshje ata kanë realizuar bashkë plot 74 pikë, më shumë se gjysmën e pikëve të skuadrës. Ndeshja u mbyll me fitoren e Brooklyn 122-115. Këta të fundit ngjiten në vendin e 5-të në renditje dhe pritet të shkojnë akoma më lart me Harden.
Shfaq Komentet (0)