Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka hedhur poshtë dhe njëherë thashethemet e pak ditëve më parë se është në pritje të ëmbël.
Në një intervistë në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, Dua tha se gjithmonë zgjedh emoji të veçanta për fotot e saj. “Nuk jam shtatzënë. Ta qartësoj.”, u shpreh këngëtarja.
Ndër të tjera, këngëtarja komentoi dhe disa nga supersticionet e shqiptarëve.
“Në familjen time ka supersticione qesharake si: Mos i hedh mbeturinat natën, mos laj rrobat ditën e premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para”, tha Dua.
Shfaq Komentet (0)