Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi kanosi me armë zjarri pistoletë një tjetër person në Babrru.
Ndërkohë, një tjetër person është shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarjë pasi dyshohet të ketë ndihmuar autorin duke fshehur armën e krimit.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. T., 39 vjeç, pasi në Babrru ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. Ll.
Gjatë kontrollit për gjetjen e armës nga veprimet hetimore rezultoi se arma e zjarrit është marrë dhe fshehur nga shtetasi A. K., i pranishëm në vendngjarje, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij,” njofton Policia.
Shfaq Komentet (0)