![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në konferencën me gazetarët, se ka sinjale nga laboratorët tanë për ardhjen e varianteve të reja të Covid në Shqipëri.
Manastirliu shton se edhe rritja e rasteve me Covid dyshohet se lidhet me variantet e reja të COVID.
“Vërehet se në javët e fundit ka një trend të lartë të rasteve të konfirmuara me Covid 19. Rritja e rasteve mund të lidhet edhe me variantet e reja të Covid. Sinjalet kanë ardhur nga laboratorët tanë për variante të reja”,- tha ajo.
Sipas Manastirliut, incidenca 2 javore është 459 raste për 1 mijë banorë.
“Spitalet janë të zëna në masën 70%, pra kemi kapacitete, nuk janë të mbingarkuara. Esencial mbete zbatimi i masave. Alert i shtuar mbetet zbatim i protokolleve te sigurisë nepër biznese, institucione.
Javët e para të këtij viti kemi një incidencë të shtuar dhe lidhet me grupmoshat e të rinjve. Mosha mesatare e të prekurve është 47.8 vjeç. Prandaj duhet të rrisim vigjilencën”,- tha Manastirliu.