EKONOMI

Zbardhen përgjimet mes Tire Alldervishit dhe infermiereve te “Shefqet Ndroqi”: Ta jap ‘kafen’ kur të vi

14:38 - 08.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dosjen e përgjimeve mes sanitares Tire Alldervishi dhe katër bashkëpunëtoreve të saj te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.




Sipas Prokurorisë, 58-vjeçarja Alldervishi dhe infermieret e arrestuara sot Mira Bushi, Sheqerie Koçi, Sidorela Çela, së bashku me sanitaren Rukije Hoxha, kishin ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale, me qëllimin përfitimin sa më shumë nga pacientët me koronavirus.

Përgjimet janë zbuluar nga telefoni i sanitares Tire Alldervishi, prej ku ka rezultuar se ajo komunikonte me infermieret e arrestuara sot, me të cilat ndante edhe shumat e parave, që zhvatnin nga familjarët e pacientëve me Covid-19.

Pjesë nga dosja e Prokurorisë, përgjimet mes Tire Alldervishit dhe infermiereve të arresruara ditën e sotme:

Në datë 05/12/2020 shtetases Tire Alldervishi i ka ardhur një mesazh SMS nga kontakti i regjistruar në telefonin e saj me emrin “Sheqere kati 3” me numër 06****** ku përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre është si më poshtë vijon:

08:57, 05/12/2020 – Sheqere kati 3: ”Tire shko nderroje pak Muhametin, se ta jap kafen kur te vij vete, se ska Elda kohe. Ne rregull. Mos harro. Me thuaj pastaj”.

Nga verifikimet ne sistemin “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular 06***i perket shtetases Sheqerije Jonuz Koçi, e cila rezulton e punësuar pranë Spitalit Univeristar “Shefqet Ndroqi”. Gjithashtu ajo figuron në listën e infermierëve të këtij spitali, me numër celular 06****

Ndërsa shtetasi me emrin ”Muhamet” është identifikuar si shtetasi M. S. përdorues i numrit të telefonit 0693524722, i cili sipas dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrjen dhe marrjen e dokumentave” nga spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë rezulton të ketë qenë i shtruar si pacient në spital gjatë përiudhës kohore që është dërguar mesazhi.

Nga ana jonë është pyetur shtetasi M. S. i cili ka deklaruar se është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” rreth datës 1 dhjetor 2020 dhe ka dalë nga spitali në datën 13 dhjetor 2020. Emrat e stafit mjeksor që i kanë shërbyer nuk i mban mend, por njeh shtetasen Sheqerije Koci e cila punon si infermiere në atë spital, pasi vajzën e saj e ka menaxhere në biznesin e tij.

Gjithashtu mban mend dhe një infermiere që quhet Elda e cila është përdoruese e numrit 06**** e cila i ka shërbyer. Ai pohon se i ka lënë bakshish (duke mos dhënë detaje të tjera),.

Tire Alldervishin ai nuk e njeh dhe nuk mban mend që ajo ti ketë shërbyer atij gjatë kohës që ka qenë i shtruar në spital.

II). Në vijim të këtij episodi, në datë 12/12/2020 shtetasja Tire Alldervishi kumunikuar me numrin 06****të rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Mira Vod”.

Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular 06*****i perket shtetases Mira Sifi Bushi, e cila rezulton figuron në listën e infermierëve të këtij spitali.

Nga biseda e datës 12.12.2020 Tirja i thotë Mirës që ka hyrë mik për të tek Ana në dhomën 6 dhe Mira i thotë që ska gjë se në i ndajmë të gjitha.

Në bisedë përmendet shtetasja me emrin ”Sheqere” ku pas verifikimeve të bëra nga ana jonë është Sheqerije Koci, infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” e cila gjithashtu përmendet në episodin e mësipërm. Nga biseda kuptohet gjithashtu që dikush që ka qenë i shtruar, i ka dhënë diçka Sheqerijes që sipas bindjes sonë ka qenë përfitim monetar.

Biseda mes tyre:

17:49, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Si te kam. kam hyr mik dje per ty ke Ana per dhomen 6 Kam ber gabim apo mir. nese kam gabuar te kerkoj ndjes.

17:50, 12/12/2020 Tire Alldervishi : Te perqafoj

17:51, 12/12/2020 Tire Alldervishi : Sflas dot Me von

17:51, 12/12/2020 mira vod: Ska gje ne i ndajm te gjitha

17:52, 12/12/2020 mira vod: Ai ja dha sheqeres pa u futur tek deta Ti e di qe punojm bashke

17:52, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Degnova qe i keni ber me dhoma

17:52, 12/12/2020 mira vod : Ne fakt nuk i doja se ta cajne moken

17:52, 12/12/2020 mira vod : Po ska gje ne keshtu punojm

17:54, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Kerkoj ndjes

17:57, 12/12/2020 mira vod :Te kam zemer. Te puth fort

07:55, 13/12/2020 Tire Alldervishi :Kafja te beft mir

Në datë 26/09/2020 shtetasja Tire Alldervishi ka komunikuar me numrin e telefonit 06*** të rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Sidorela Kat 3”. Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular “06*****” nuk gjeneron të dhëna për personin në posedim të tij, por sipas dokumentacionit të administruar me proçesverbal rezulton se shtetasja Sidorela Çela figuron në listën e infermjereve të këtij spitali, me numër celular 06****. Nga verifikimet ne sistemin “DeepSee” rezulton që shtetasja Sidorela Remzi Çela figuron e punësuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” Tiranë. Përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre është si më poshtë:

15.21, 26/09/2020- Tire Alldervishi: E pe mojsa me dha Nj 10

15:21, 26/09/2020 – Sidorela Kat 3: Kur ta dha

15.23, 26/09/2020 – Tire Alldervishi: Ma futi ke canta kortonit

15:23, 26/09/2020 – Sidorela Kat 3: Mua sme dha

15:53, 26/09/2020 -Sidorela Kat 3: Haha ika jam te tuneli me autobuz … vlsa pa ic

Ndërsa përmbajtja e një tjetër bisede të zhvilluar mes tyre në aplikacionin ËhatsApp është si më poshtë vijon:

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Tire

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Ca ben

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Tlutem ma bej hallall e me shko cik atje

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: T sigurova 20 mi

30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Mos u ndiej me askend

30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Dhe vec 20 sa lek harxhove

30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Mthuaj

30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Dhe pyete sa e ka oksigjenin gezimi

30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Tlutem

31/08/2020, 10:55 – Tire Alldervishi: Nuk me ngretlf

31/08/2020, 10:55 – Sidorela Kat 3: Ja ta mar un njeher

31/08/2020, 10:58 – Tire Alldervishi: Nr vjollcec numer tjeter

06****

31/08/2020, 22:53 – Sidorela Kat 3: Vajte

31/08/2020, 22:53 – Sidorela Kat 3: Atje

31/08/2020, 22:53 – Tire Alldervishi: Ne Gzimi kishte vajtur te interesohet nje infemjere me emrin Edlira

02/09/2020, 17:43 – Sidorela Kat 3: Ku je ti

02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: T t jap cik nr e goces s gzimit tia nxjeresh nkamer

02/09/2020, 17:44 – Tire Alldervishi: Don Gzimi me fol me gruan

02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Se mtha do i jap tires ndonje lek

02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Ok

02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Ja t t jap nr

02/09/2020, 17:45 – Tire Alldervishi: You deleted this message

02/09/2020, 17:45 – Sidorela Kat 3: Kush e ka kte

02/09/2020, 17:45 – Sidorela Kat 3: Nr

02/09/2020, 17:45 – Tire Alldervishi: Lidhu me kte numer

02/09/2020, 17:46 – Sidorela Kat 3: Kam frik mos me hapin ndonje problem

02/09/2020, 17:46 – Tire Alldervishi: Quhet Lume

02/09/2020, 17:47 – Sidorela Kat 3: O tire prit t mar ntel

02/09/2020, 17:47 – Tire Alldervishi: Jam mikesha Tited ti thot

05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Ferzi ymetllari

05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Ma gjejcik

05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Esht kushuriri I babit

05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Esht nga alarupi

05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: E ma thuj si eshte dhe do takojm ata familjaret t pim lafe

05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: Kafe

05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.