Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në lagjen “Kryengritja”, në Fier.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 56-vjeçar dyshohet se është vetë hedhur nga kati i pestë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Raportohet se shtetasi P. Sh vuante nga problem të shëndetit mendor.
Policia ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Kryengritja”, Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi P. Sh., 56 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)