Kryesore

“Makthe më të këqija të presin”, Elona Guri i përgjigjet Ramës: Sulmon LSI si llaxore e keqe, të del në ëndërr

16:52 - 02.03.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtuesja politike e LSI-së në qarkun e Durrësit, Elona Guri i është përgjigjur sot kryeministrit Rama i cili sulmoi marrëveshjen e djeshme PD-LSI.




Guri shkruan se sikleti i Ramës qëndron se ai duhet të japë llogari pas 25 prillit ndaj është i tmerruar prej votës së lirë.

POSTIMI I PLOTE

Edhe sot nuk e ndali logorenë e tij, si një llaxore e keqe lagjeje, duke sulmuar LSI.

LSI i është kthyer në makthin e tij më të madh, që i del në ëndërr, e lë pa gjumë.

Ai e kupton shumë mirë që nga vota e shqiptarëve në 25 prill nuk e shpëtojnë dot as oligarkët, as bandat, as milionat e koncensioneve, as kërcënimet me vendin e punës apo me ndërprerjen e përkrahjes sociale.

I rrudhur, i mplakur, i deformuar në fytyrë, Edi Rama e tregon qartë sikletin e tij të pas 25 prillit, ku do t’i duhet të japë llogari për të gjitha zullumet e bëra në kurriz të shqiptarëve që nga tradhëtia komëtare, vjedhjet me koncensionet kriminale, fshehjen e viktimave nga Covidi e deri ne lënien e qytetarëve vetëm përballë së keqes.

I tromaksur, i frikësuar, i ligështuar nga Aleanca e Madhe e Opozites së Bashkuar, Edi Rama çirret, shpif dhe kërcënon për të mbajtur me gajret “rilindasit” e tij të kapur nga tmerri i votës së lirë të shqiptarëve.

Ditët e tua po mbarojnë, ora e shqiptarëve të lirë po vjen. 25 prilli do të jetë fundi i makthit tënd dhe dita e ndryshimit për Shqipërinë. Më pas makthe edhe më të këqija të presin.

Kurseje veten se do kesh shumë për të folur, por kësaj radhe para Drejtësisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.