Kryesore

Vëllezërit Veshaj surprizojnë Agron Llakajn për 7 Mars: Je njeriu i palodhur që na bëre këta që jemi sot

14:05 - 07.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një ditë të veçantë si 7-Marsi, aktori i humorit Romeo Veshaj i ka dedikuar disa fjalë të ndjera nga ana e tij dhe Donaldit aktorit të njohur Agron Llakaj.




Romeo ka publikuar një foto ku shfaqet me aktorin Llakaj dhe Donaldin në rrjetin social “Instagram”, teksa e falenderon për gjithçka që ka bërë për ta.

“Gëzuar 7 Marsin mësuese! Je njeriu i palodhur që na bëre këta që jemi sot! Faleminderit për gjithçka që na ke dhënë! Të duam shumë”, ka shkruar Romeo bashkangjitur postimit.

Kujtojmë se Romeo dhe Donaldi deklaruan largimin nga “Al Pazar” në shtator të vitit 2019, por edhe pas largimit ata kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë me Agron Llakajn.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.