Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me burg anëtarin e pezulluar të KPA, Luan Daci.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që e dënoi Dacin me gjashtë muaj burg.
Por, siç raporton gazetarja Lala ky dënim i është konvertuar Luan Dacit në 12 muaj shërbim prove. Nga ana e tij, gjyqtari Luan Daci ka thënë se “nuk do të largohem nga KPA”.
Kujtojmë se anëtari i KPA, i pezulluar tashmë nga detyra, akuzohet për falsifikim dokumentesh.
Shfaq Komentet (0)