AKTUALITET

“Çfarë ka…”, zbardhet dinamika e vrasjes anëtarit të bandës së Durrësit. Mond Çekiçi udhëtonte me shofer, një mjet…

10:05 - 20.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Edmond Koçit sot në Durrës. Ngjarja ndodhi pranë Drejtorisë Arsimore Durrës, rreth orës 08:40 të mëngjesit. 40-vjeçari, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi, pjesëtar i grupit të bandës së Durrësit




Gazetarja Dorjana Bezat bën të ditur se viktima udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Mësohet se nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin.

Fill pas kësaj, ata janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ me targa të vjedhura në Tirane, i cili është braktisur dhe djegur nga autoret në Katund Sukth, Durrës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.