AKTUALITET

E shkrumbuar plotësisht, policia në vend për hetimet, ja momenti kur transportohet makina e djegur e autorëve të vrasjes së Mond Çekiçit

11:57 - 20.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E shkrumbuar plotësisht, pas asnjë pjesë të mbetur të pa djegur. Kjo është makina e autorëve të vrasjes së Edmond Koçit alias Mond Çekiçit e gjetur sot në Sukth.




Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se forca të shumta policie kanë qenë në vend për të gjetur çdo provë të mundshme, por për shkak të shkallës së djegies së mjetit, gjetja e provave mund të jetë e vështirë për grupin hetimor.

Edmond Koçi, u vra mëngjesin e sotëm në lagjen nr.16, teksa pak minuta më pas policia gjeti duke u djegur një mjet në Sukth, me targa të vjedhura.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.