AKTUALITET

Meta publikon analizën e dy profesorëve: Duhet të zgjojë vëmendjen e të gjithë aktorëve

10:56 - 20.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilir Meta, Presidenti i Republikës ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale analizën e dy profesorëve të njohur Skënder Kërçuku dhe Ilias Mehmeti, të botuar sot në gazetën Panorama, me titull: Votuesit kërkojnë rritjen e mirëqenies, jo premtime boshe.




Meta shkruan se analiza na fton për reflektim dhe duhet të zgjojë vëmendjen e të gjithë aktorëve për trajtimin efikas të problemeve të qytetarëve.

“Ju ftoj të lexoni këtë analizë të shkëlqyer, që na fton për reflektim dhe që duhet të zgjojë vëmendjen e të gjithë aktorëve për trajtimin efikas të problemeve të qytetarëve, duke pasur në fokus vetëm rritjen e mirëqenies së tyre, të ardhmen e Shqipërisë dhe të fëmijëve tanë! ”, shkruan Meta.

 

Të dashur miq!
Ju ftoj të lexoni këtë analizë të shkëlqyer, që na fton për reflektim dhe që duhet të zgjojë vëmendjen e…

Posted by Ilir Meta on Saturday, 20 Mars 2021


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.