AKTUALITET

U vra me breshëri plumbash, si i shpëtoi burgut në shtator “Mond Çekiçi” me pretendimin se ishte me COVID

10:20 - 20.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edmond Koçi, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm, ishte arrestuar në muajin shtator për armëmbajtje pa leje, por me kërkesë të prokurorisë, ai u lirua.




Viktima “Mond Çekiçi” në 24 shtator të vitit të kaluar u arrestua në flagrancë mbi një motor, për akuzën e mbajtjes pa lejë të një pistolete, prodhim austriak të quajtur “Steyer” kalibër 9 mm.

Por pavarësisht kësaj, anëtari i Bandës së Durrësit, nuk bëri asnjë ditë paraburgim dhe u lirua me argumentimin se ishte i infektuar nga Covid. Vendimi u dha nga prokurorja Rabiana Halili, e cila dy ditë më pas dha dorëheqjen para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

NGJARJA
Ngjarja e rendë ndodhi pranë Drejtorisë Arsimore Durrës, rreth orës 08:40 të mëngjesit. Viktima udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Mësohet se nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin me bresheri plumbash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.