OPINION

Vaksinat dhe ekonomia

13:52 - 13.04.21 Fatos Çoçoli
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

257 mijë vaksina të bëra deri më 11 prill 2021 i thonë 9 përqind e popullsisë sonë totale në Shqipëri(kemi 2.73 milionë banorë, të tkurrur prapë me 70 mijë më pak, nga emigrimi në tre vitet e fundit). Për vaksina të kryera jemi të dytët në Ballkanin Jugperëndimor, pas Serbisë, me vaksina të administruara të paktën një herë, si përqindje mbi popullsinë (https://ourworldindata.org/coronavirus/country/albania?country=ALB~BGR~HRV~GRC~ITA~MNE~MKD~ROU~SRB~SVN~TUR&fbclid=IwAR2Ubn1tfpUpLssqN9nkAI1daYD7cfuV_FS2WPPoGCc5XzdA75CviDGTMgM#what-share-of-the-population-has-received-at-least-one-dose-of-the-covid-19-vaccine). Treguesit e parë mbi rënien ekonomike të Shqipërisë në vitin e kaluar flasin për një rënie gati gjysmën e parashikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar(vetëm 3 përqind), për shkak të aktivitetit të rindërtimit nga tërmeti, në gjashtëmujorin e dytë korrik-dhjetor 2020. Sipas bankës sonë qëndrore, Bankës së Shqipërisë (https://www.bankofalbania.org/Shtypi/Njoftimet_per_shtyp/Fjala_e_Guvernatorit_Sejko_ne_konferencen_per_shtyp_per_vendimmarrjen_e_politikes_monetare_24_mars_2021.html),      treguesit e tërthortë dëshmojnë për vijimin e rimëkëmbjes gjatë dy tremujorëve të fundit tetor-dhjetor 2020 dhe janar-mars 2021. Rritja e vëllimit të shitjeve, rritja e konsumit të energjisë elektrike, ecuria më e mirë e të ardhurave fiskale, si dhe zgjerimi i eksportit dhe importeve, sinjalizojnë një ecuri më të mirë të ekonomisë. Ecuria e aktiviteti ekonomik në vend është mbështetur nga politika lehtesuese e parasë që ka ndjekur Banka e Shqipërisë, por edhe nga nxitja e uljes së taksave për biznesin e vogël. Të ardhurat buxhetore kanë shënuar një rënie të lehtë, ndërkohë që shpenzimet publike janë rritur. Investimet publike janë 18 përqind më të larta në periudhën gjashtëmujore tetor 2020-mars 2021. Ndërkohë, sipas bankës sonë qendrore, politika monetare nxitëse ka krijuar kushte të favorshme të financimit të sipërmarrjes dhe ka rritur kredinë bankare për bizneset dhe qytetarët. Shenjë tjetër pozitive e përfaqëson fakti që gjysma e kredisë së dhënë në muajt e parë të këtij viti është në lekë. Kredia bankare ka vijuar të jetë një burim i qëndrueshëm financimi për familjet dhe kompanitë shqiptare. Vëllimi i kredisë bankare për sektorin privat regjistroi një rritje vjetore prej 7.1% në muajin shkurt 2021, në krahasim me shkurtin 2020. Bankat dhe tregjet e financiare veprojnë të qeta dhe karakterizohen nga para letër(likuiditet) i bollshëm. Gjendja e mirë e tyre ka mundësuar mbajtjen në nivele të ulëta te normave te interesit të kredisë për sektorin privat dhe qytetarët. Nga ana tjetër, kursi i këmbimit i lekut me euron dhe dollarin ka shfaqur qëndrueshmëri, duke rritur sigurinë e transaksioneve bankare dhe veprimeve monetare të popullsisë. Kredia e rritur pasqyron, krahas rritjes së aktivitetit ekonomik në vend, edhe gjendjen e mirë financiare të sektorit bankar, si dhe qëndrimin inkurajues e pozitiv të bankave tregtare, të nxitura nga politika lehtësuese e Bankës së Shqipërisë. Duke parë nga e ardhmja, në këndvështrimin pozitiv të sjellë edhe nga rritja e ndjeshme e vaksinimeve gjatë gjysmës së parë të prillit, banka jonë qendrore pret që aktiviteti ekonomik të shtohet, duke ju rikthyer rritjes ekonomike gjatë këtij viti dhe në vijim. Shtimi i qarkullimit të njerëzve dhe aktivitetit ekonomik të tregtisë edhe me dy orë në ditë që nga dita e sotme, për fashën orare 20.00-22.00, do të thotë tregti dhe konsum të rritur për të gjithë vendin. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja ekonomike këtë vit do të mbështetet nga katër faktorë themelorë. Së pari, nga një aktivitet i shtuar i procesit të rindërtimit. Së dyti, nga investime publike në rritje. Se treti, nga një nxitje e konsiderueshme monetare që do të zbatojë në vijimësi banka jonë qendrore dhe së katërti, nga rimëkëmbja e aktivitetit ekonomik në vendet kyçe partnere tregtare dhe në investime me vendin tonë, si Italia dhe Greqia. Këta faktorë pritet të nxisin shtimin e konsumit, të eksporteve dhe të investimeve publike e private tek ne, si dhe të rrisin gradualisht të ardhurat në të gjithë sektorët e ekonomisë. Rritja e kërkesës do të ndihmojë rritjen e punësimit, duke u përkthyer më tej në rritje të pagave dhe në një kthim gradual të inflacionit drejt objektivit të Bankës së Shqipërisë, brenda vitit tjetër.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.