Kryesore

‘Lan enët, pastron banjën’, mamaja e nxjerr zbuluar Rita Orën në shtëpi

19:06 - 16.04.21 Gazeta Shqiptare

Mamaja e Rita Orës, Vera ishte e ftuar sot në “Ftesë në 5”, ku zbuloi më shumë për jetën e këngëtares. Vera tregoi se Rita në shtëpi është si çdo vajzë normale dhe e ndihmon me punët.



“Rita e di që në familje jemi normalë, ajo duhet të lajë enët, të pastrojë banjën. I them hajde më ndihmo dhe nuk e dalloj nga fëmijët e tjerë. Mundohem ta trajtoj sa më thjesht sepse edhe asaj i vlen pasi më tutje do të përballet edhe me një jetë normale e jo vetëm famë”, u shpreh Vera.

Mamaja e këngëtares tregoi se nuk i ndërhyn aspak Ritës kur vjen puna tek çështjet e dashurisë.

“Nuk jap mendime direkte sepse nuk dua t’ja imponoj dhe nesër të mos jetë e lumtur. Ajo është e rritur dhe i merr vetë vendimet”, tha Vera, e cila në fund mori edhe një surprizë nga e bija, një videomesazh ku i shprehte dashurinë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.