OPINION

Pse Basha duhet të jetë kryeministri ynë i ardhshëm

10:49 - 23.04.21 Ndriçim Kulla
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është e vështirë që të ravijëzosh profilin e kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë, sepse Shqipëria jonë ka kaq shumë halle e probleme, sa politike e akoma dhe më shumë ekonomike, sa askush nuk duhet të guxonte të provonte të përballej me to. Gremina e  regjimit politik ku ajo është përfshirë dhe humnera e borxhit ekonomik, që falë ppp të dëmshme dhe korruptive, e ka shtrirë këtë perspektivë edhe në dekadën e ardhshme, janë përbërës të ligjshëm të përpjekjes të stërmadhe që e pret kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë. Ndaj dhe profili i tij duhet të jetë i barazvlershëm me vetë domosdoshmërinë historike që ka sot vendi ynë. Natyrisht që kur flasim për dimensione të tilla kaq të mëdha të nevojave dhe kërkesave, nuk mund të flasim për plane e programe  që rrokin një legjislaturë të vetme, por përkundrazi, për një projekt afatgjatë. Një projekt të tillë zoti Basha e ka ndërtuar dhe e ka shpalosur në mënyrë të qartë, të thjeshtë e të kapshme për këdo, përgjatë gjithë kësaj fushate elektorale. Është ky një rast i rrallë në historinë elektorale të pas-komunizmit, ku kapaciteti konstruktiv shkon me të njejtin hap me nevojat e njerëzve, sa me problemet e tyre më konkrete, aq edhe me pritshmëritë e tyre më immediate. Është e nevojshme të dallojmë këtu planin apo fushtaën elektorale me të gjitha ato gënjeshtrat dhe premtimet e pabaza elektorale, që kanë karakterizuar fiushatat e mëparshme dhe që janë vërtetuar më pas si flluska, me një projekt afatgjatë rritjeje ekonomike dhe stabiliteti dhe transparence demokratike. E pse vallë mund të garantojmë për një gjë të tillë? Që kur u shfaq në skenën politike shqiptare, Lulëzim Basha ishte profili tipik i një njeriu të rritur e të shkolluar me modelin perëndimor të të jetuarit dhe menduarit, e nëse do të flisnim për cilësinë e shkollimit dhe formimit rinor të të gjithë liderve të mëparshëm shqiptarë, ai është i vetmi i shkolluar  në periudhën pas komunizmit. Një shenjë e tillë nuk duhet të na habisë për t’u konsideruar si përbërës thelbësor i ndryshimit, pasi mentalitetet e vjetra të komunizmit dhe “forma mentis” që ai ka prodhuar, janë të vështira për t’u crrënjosur, edhe atëherë kur ato zbukurohen me citjane e shallvare moderniteti. Njeriu është produkt jo vetëm i formimit të vet, por edhe i ambjentit ku ai është rritur e ka jetuar. Po kështu, mënyra e të shprehurit dhe të dialoguarit, të vulosura krejtësisht me kulturën perëndimore të drejtësisë dhe ushtrimit të demokracisë, me të gjitha funksionet e saj check and balance, kanë qenë një cilësor tjetër që e ka karakterizuar jo vetëm në ligjërim, por edhe kudo ku ka ushtruar funksione në administratë. Është pikërisht një lider i tillë që i njeh mirë, i respekton dhe i zbaton përepikmërisht ato, ajo që i duhet sot më shumë se kurrë Shqipërisë, në mënyrë që të mos përsëritet tragjedia ekonomike e humbjes së qindra miliona dollarëve nëpër arbitrazhe të padobishëm e të pakuptimë ligjërisht, sidomos për supet e brishta të ekonomisë shqiptare. Po njëlloj, edhe cilësia e tij e qasjes jo vetëm ndaj politikës, por sidomos grupeve të biznesit, të ekonomisë, shoqërisë civile, gazetarëve, e kështu me rradhë, flet për një mënyrë të re komunikimi, shumë afër normales, të rregulltës, korrektes, krejt tjetër nga e sotmja, arrogante, denigruese, mospërfillëse, shantazuese, e shumë herë edhe bashkëpunuese me pjesët më të errëta të shoqërisë sjhqiptare. Është pikërisht kjo paqe politiko-demokratike dhe  qetësi juridiko-administrative, ajo që i duhet më shumë nga të gjitha stabilitetit të ekonomisë shqiptare, për t’u rrimëkëmbur dhe marrë frymë lirisht. Pasi është hera e parë që ekonomia e cdo shqiptari, në cdo fashë moshe dhe në tërësi, është vënë më shumë se kurrë në fokus e në zgjidhje, se sa këtë herë në projektin, jo programin elektoral, që Basha u ka paraqitur shqiptarëve. Sepse është pikërisht kjo ekonomi dhe ky xhep i qyetarit tonë të varfër ai që është boshatisur deri në mizerie gjatë gjithë këtyre viteve, duke sjellë shpopullimin më të madh në heshtj, gati biblik, të një shoqërie në demokraci. Pa u marrë fare me gili-vilin e sharjeve dhe thumbimeve personale me kundërshtartin, një kurth ky, mediatik i ngritur shpesh nga partia në pushtet, me fakte, Lulëzim Basha tregoi në këtë fushatë përkushtimin, qëndresën dhe këmbënguljen që duhet të karakterizojë një lider, dhe që shpotinë foshnjërake “ që fle gjumë” e shkërmoqi me turin rekord nëpër tetë qytete përgjatë një dite të një fushate elektorale.Sa vital ishte Lulzim Basha e tregoi e tregoi poston athere kur duhej dhe realisht jo me fotografit e Shqiprisë pa realitet që poston orë dhe çast mashtruesi global. Po kështu irracionale dhe dashakeqe për bashkimin që u nevojitet më shumë se kurrë të gjitha fuqive të shqiptarëve në këto ditë të vështira, kah një qëllimi të vetëm, është edhe etiketa e “shtetit që vret”, që padrejtësisht dhe paturpësisht i lakohet Bashës dhe partisë demokratike. Kjo është një baltosje e stilit të së shkuarës jo demokratike, prej së cilës shqiptarët duan të largohen njëherë e përgjithmonë, dhe profili i duruar, i komunikueshëm dhe solidar i Bashës, i shkon më shumë përshtat kësaj rruge. Hapja e brendshme e partisë,kultura e tij politike , që si shëmbull  do ta fuse në shtrat kulturën politike që shkatërroi Edi Rama gjatë këtyre 8 vjetëve ,shuarja dhe manaxhimi i tensioneve të gjithë këtyre viteve të rënda të një opozite në kushte shumë të vështira, tashmë e kanë rritur në përvojë e personalitet, në korigjim karakteri dhe mendësie, për ta bërë të gatshëm edhe në kapacitet qeverisës edhe në dinjitet lidershipi, që të përballojë atë stad të ri të kulturës politike nga njëra anë dhe kulturës që një pushtet dhe një qeveri duhet të ketë ndaj popullit të tij nga ana tjetër, që ai ka shpallur në projektin e vet ndër më të mirët e dekadave të fundit që ka paraqitur politika  para shqiptarëve. Për të gjitha këto arsye Basha duhet të jetë legjitimisht kryeministri ynë i ardhshëm.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.