Shëndet

Ushqimet që duhet të shmangni para orës 10 të mëngjesit për një trup të shëndetshëm

10:35 - 23.04.21 gsh

Shkenca dhe mëngjesi shpesh janë kontradiktore. Nga njëra anë, industria ushqimore këmbëngul se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës pavarësisht nga fakti që anashkalimi i tij nuk ka me të vërtetë pasoja negative. Nga ana tjetër, një mëngjes i shëndetshëm cilësor mund të përmirësojë humorin tuaj dhe të parandalojë depresionin. Duket se hilja është të dini se çfarë të hani dhe çfarë të mos hani për mëngjes.



Duke pasur këtë në mendje, ne do ju tregojmë se cilat ushqime duhet të shmangni para orës 10 për të pasur një trup të shëndetshëm.

Bukë me gjalpë

Ndryshe nga sa mendojnë shumica e njerëzve, mëngjesi nuk duhet të jetë domosdoshmërisht një vakt pa yndyrë. Truku është te gjetja e yndyrës së shëndetshme për të ngrënë në mëngjes. Gjalpi përmban yndyrë që ju ndihmon të përpunoni vitaminat, por gjithashtu përmban shumë yndyrna të ngopura të cilat mund të shkaktojnë dëme në zemrën tuaj si dhe shtim në peshë. Në vend të kësaj zgjidhni gjalpë kikiriku, i cili rrit prodhimin e peptidit YY, një hormon që rregullon urinë.

Cornflakes dhe drithëra

Drithërat në mëngjes janë shumë praktike, por përmbajnë një sasi të madhe sheqeri që më vnë mund të krijojë dhjam në bark. Në vend të tyre hani tërshërë, e cila është e pasur me fibra dhe e pa sheqer.

Pancakes dhe waffles

Janë një mëngjes i shkëlqyer kur jeni me nxitim, por shumicë e pancakes dhe waffels përmbajnë karbohidrate të rafinuara. Nuk janë të dëmshme, por ju bëjnë të ndiheni të uritur gjatë gjithë ditës. Ato gjithashtu mund të përmbajnë pak ose aspak fibra dhe shumë yndyrna trans që janë të dëmshme për shëndetin tuaj. Në vend që t’i merrni të gatshme, përgatitini vetë në shtëpi me miell integral ose zëvendësojini ato me bukë integrale.

Kos me pak yndyrë

Kosi pa yndyrë është bërë një alternativë e disponueshme gjerësisht për mëngjesin. Për fat të keq, shpesh përmban shumë sheqerna për të shtuar aromë dhe pak proteina. Studimet kanë treguar se kosi me yndyrë të plotë në të vërtetë ndihmon për të humbur peshë . Konsumi i proteinave në mëngjes mund t’ju ​​ndihmojë të ndiheni më pak të uritur gjatë ditës. Prandaj zgjidhni të hani kos me yndyrë të plotë dhe pa sheqer.

Lëngjet e frutave

Shumica e lëngjeve të frutave përmbajnë po aq sheqer sa pijet me gaz, sipas studimeve, duke i bërë ato një nga zgjedhjet më të këqija për mëngjes ose konsum në përgjithësi. Ato gjithashtu nuk përmbajnë pothuajse asnjë fibër. Mungesa e përtypjes mund t’ju bëjë të ndiheni më pak të ngopur, prandaj është e rëndësishme të filloni ditën me ushqim që përtypet, mundësisht me fruta.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.