Kryesore

Numërohen 63 nga 90 QV të Bashkisë së Kavajës, kryeson PS, ja sa vota ka marrë PD dhe LSI

07:35 - 27.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë numëruar 63 nga 90 QV në total të Bashkisë së Kavajës. Deri më tani, rezultati është i ngushtë mes palëve.




Kryesuese në të gjithë Bashkinë e Kavajës, përfshirë edhe Njësitë Administrative, është Partia Socialiste me 7.478 vota, 138 vota më shumë se Partia Demokratike, e cila për momentin ka marrë 7340 vota.

Lëvizja Socialiste për Integrim deri më tani ka siguruar në këtë bashki, 835 vota. Kutitë e Njësive Administrative të Bashkisë së Kavajës kanë përfunduar.

Aktualisht janë duke u numëruar kutitë e qytetit, sa i përket rezultatit në këtë të fundit, kryesuese është Partia Demokratike me 3.865 vota ose 46.38%, Partia Socialiste ka grumbulluar 3.570 ose 42.84% dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 540, ose 6.48%.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.