Kryesore

Pezullohet numërimi i votave në KZAZ 23 në Durrës, 314 votues, por në kuti dalin 315 vota

08:55 - 27.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pezullohet numërimi i votave në KZAZ 23 në Durrës me kërkesë të pjesëtarëve të grupeve të numërimit të votave. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se në procesverbalin e mbajtur pas mbylljet së votimit më 25 prill kanë rezultuar 314 vota, ndërkohë që gjatë numërimit në kuti kanë qenë 315 vota.




Për këtë arsye është njoftuar dhe KZAZ dhe janë kryer veprimet përkatëse, duke hapur dhe kutinë e materialeve zgjedhore për të verifikuar ndonjë shënim të mundshëm, por nuk ka pasur. Grupet e punës kanë bërë ankimim tek kryetari i KQZ-së. Këto janë dokumentet e siguruara nga gazetarja Haxhiaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.