Kryesore

 “Vrasje me dashje”, del ekspertiza për Maradonën. Ja vendimi i plotë

21:16 - 27.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy mjekët që kuruan Maradonën kanë gisht në vdekjen e tij dhe me shumë mundësi do të përballen me akuzën e vrasjes. Ky është raporti përfundimtar i komisionit të përcaktuar nga gjykata.




Neurokirurgu Leopoldo Lukue dhe psikiatria Agustina Kosashov janë dy përgjegjësit kryesorë që akuzohen për çështjen Maradona. Raporti thotë se vdekja e argjentinasit mund të shmangej dhe ka pasur neglizhencë nga ana e mjekëve.

“Pas javësh të vlerësimit të të dhënave mjekësore dhe raporteve, ekspertët arritën në përfundimin se vdekja iniciua në mënyrë vendimtare nga mungesa e mjekimit dhe e një neglizhencë të përgjithshme në trajtimin dhe kujdesin e rezervuar për pacientin. Si mjekë përgjegjës të dy specialistët mund të akuzohen zyrtarisht për vrasje. Gjyqësori pret vetëm vlerësimet dhe përgjigjet nga ekspertët partiak, por lista e të pandehurve mund të rritet më tej”, shkruhet në raportin ligjorë.

Maradona ndërroi jetë në nëntorin e kaluar, dhe ndarja nga jeta e tij ka pasur me protesta dhe akuza të forta ku mjekët e tij kishin gisht në gjendjen e rënduar të argjentinasit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.