AKTUALITET

Vaksina kineze “Sinovac”, ja kur pritet të jepen konkluzionet nga OBSH

15:59 - 04.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vaksina kineze Sinovac që përdoret edhe në Shqipëri për imunizimin masiv anti-Covid mund të marrë këtë javë rekomandimin për përdorim kundër pandemisë në gjithë globin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.




Ndihmës-drejtorja e përgjithshme e OBSH-së tha në një konferencë për shtyp se vlerësimet për vaksinat kineze Sinovac dhe Sinofarm që përdoret po ashtu në disa vende të kontinentit pritet të përmbyllen brenda pak ditësh.

“Ne do të nisim vlerësimin përfundimtar për listimin e Sinovac-ut në datën 5. Për të dyja vaksinat kineze do të dalin në një konkluzion në fund të kësaj jave”.

Nëse OBSH e liston Sinovac-un mes vaksinave të rekomanduara prej saj, shtohen mundësitë që edhe shqiptarëve të cilëve u janë injektuar dozat e kësaj vaksine, të mund të përfitojnë nga lehtësimi i rregullave të udhëtimit drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në njoftimin e të Hënës, Komisioni Europian la të hapur mundësinë që krahas listës së vaksinave të lejuara nga Agjencia Europiane e Barnave EMA, të lejohet hyrja e për udhëtime turistike edhe e shtetasve jo-europianë që përfitojnë nga lëvizja pa viza, të cilët kanë marrë dozat e vaksinave të rekomanduara për përdorim nga OBSH.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.