BOTA

Pandemia/ Kanadaja autorizon vaksinën Pfizer për fëmijët 12-15 vjeç

19:15 - 05.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanadaja autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer kundër koronavirusit për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç. Ky është vendi i parë që merr një vendim të tillë për këtë grup-moshë.




Ministria e Shëndetësisë tha se ka marrë vendimin bazuar në të dhënat e fazës së tretë të testimit të fëmijëve në këtë moshë.

“Departamenti ka vlerësuar se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive kur përdoret në këtë grup-moshë më të re”, tha një këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë kanadeze. Pfizer po ashtu thotë se vaksina funksionon mirë në këtë grup-moshë.

Kanadaja ka autorizuar tashmë përdorimin e vaksinës Pfizer te njerëzit mbi 16 vjeç. Ky vend ka regjistruar mbi 1.2 milion raste me koronavirus dhe rreth 20 për qind e tyre kanë qenë persona nën 19 vjeç. Rreziku që fëmijët të sëmurën shumë ose të vdesin nga koronavirusi është i vogël dhe gjatë gjithë pandemisë ata shumë rrallë kanë pasur nevojë për trajtim spitalor.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.