Aktualitet

I 3-i në listë, por s’doli deputet, Ervin Bushati: Më telefonojnë edhe demokratë e më thonë… Ja biseda e parë me Ramën

20:51 - 06.05.21 Gazeta Shqiptare

Kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Bushati, foli në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, për zgjedhjet e 25 prillit dhe faktin që nuk mundi dot të siguronte mandatin e deputetit, ndonëse ishte renditur i 3-i në listën e Tiranës.
Bushati tha se fitorja e PS është edhe fitorja e tij, ndërsa shtoi se edhe demokratë apo politikanë të forcave të tjera politike e kanë telefonuar, pasi nuk mori mandat deputeti, për shkak se Fatmir Xhafaj theu herësin e partisë, duke i zënë vendin.



“Fitorja e PS është fitorja ime. Ne kemi arritur një rezultat më të lartë se vitet e tjera. Mund të them që ndihem krenar, ndihem shumë mirë, për mënyrën si fituam në Tiranë. Ishte një fushatë e lodhshme, por ne kemi bërë një punë të madhe. Është bërë një punë fantastike dhe në kushte të jashtëzakonshme, me tërmetin, pandeminë. Asnjë ditë nuk kam qenë në punë normale, kemi bërë një punë të jashtëzakonshme. Në Tiranë, nëse do të kishim fokusin më shumë te numri 12, mund të kapnim edhe dy mandate më shumë. Të gjithë kanë kontribuar, në mënyrën e tyre. Ne e kishim të qartë, që do të kishte njerëz që do të garonin për PS në një zonë zjarri, një pjesë do garonte me emrin dhe siglën e vet, por e rëndësishme është që rezultati tregoi se PS mori më shumë vota se në 2017, mori 74 mandate. Me pak fokus mund të kishim bërë një punë më të mirë, për të fokusuar qytetarët, por edhe për t’i shpjeguar për listën. Meritat për fitoren i merr PS, të gjithë kanë kontribuar për këtë fitore. E rëndësishme është që ne fituam, pastaj për problematikat mbetet për t’u parë. Nuk duhet parë brenda ekipit se çfarë ka bëri njëri apo tjetri. Të gjithë njerëzit, që takoja, e thonin se numri 3 është i sigurt. Të gjithë më thonin ‘Ervin, ti e ke të sigurt’. Ka dhe demokratë apo nga forca të tjera që më marrin në telefon e më thonë ‘ta dija kështu, do të të kisha votuar edhe unë’. Nëse isha unë kapiteni moral, heroi moral, punë e madhe, në fund të ditës është e rëndësishme fitorja. E gjitha ishte një përpjekje për të marrë një mandat të tretë, që të vijonim punën. Nuk ishte një shfaqje force. Fakti që Xhafaj ose Rakipi thyen herësin tregon se listat ishin të hapura”, tha Bushati.
Komunikimi i parë me Ramën?
Shumë komunikim i mirë, fituam zgjedhjet, jemi takuar direkt pas fitores dhe ishte një takim shumë entuziast. Rezultati për Tiranën është shumë i mirë.

Akzuat e opozitës për shit-blerje votash, ku flasin për 1 mijë euro për familje…
Nuk ka asnjë fakt. Në Shqipëri, në cdo vend të botës, mazhoranca nuk i blen dot votat. Nëse do të ishte kështu, nuk do të ndërroheshin asnjëherë mazhorancat. Ja unë jam fakti që nuk blihen zgjedhjet. Nuk besoj që shqiptarët jetojnë me premisën që të gjithë shiten ose blihen. Nuk ka sens ekonomik, nuk bëhet dot. Cdo njeri është i dekurajuar ta bëjë. Nuk përjashtoj mundësinë që mund të ketë ndonjë super-entuziast që ofron një iftar, con ca ilaçe, ca ushqime. Janë 34 mijë familje që kanë marrë ndihma nga tërmeti, të majta e të djathta. Tani po e vënë re ata të opozitës, se kanë qenë në gjumë. Nëse ata kanë prova, le t’i cojnë në gjykatë. Ata kështu do të thonë tani, se nuk presim të kthehen nga krahu tjetër e të flenë sërish gjumë. Opozita e ka betejën më 2025, kjo është e qartë. Ata po mundohen të mbajnë gjallë leksikun politik. Protestat politike janë të dëmshme për demokracinë. Protestat nuk i dhanë produkt PD. Në Shqipëri protesta të opozitës kanë qenë ato që i mbajmë mend, me shkulje semaforësh, me bomba molotov, të dhunshme, që shqiptarët nuk i mbështetën me votë. PD u rrit me disa mandate, sepse ja mori LSI. Kjo e fundit është pronë familje, e dy personave, një çifti. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë bashkëshortë, e kanë pronë LSI. Kjo krijesë e çuditshme që punon për një familje, duhet hequr nga faqja e dheut.
A do të ketë bashkëqeverisje PD-PS?
Ne kemi timonin, ata mund të vazhdojnë të shtyjnë nga pas. Patjetër që duhet ta bëjë këtë, dora e bashkëpunimit duhet të jetë gjithmonë.
Ju është propozuar ndonjë pozicion tjetër?
Unë jam i lumtur për rezultatin që arritëm në Tiranë. Njeriu nuk e sheh veten patjetër që të bëjë vetëm këtë gjë dhe asgjë tjetër.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.