Kryesore

Bebe Rexha zbulon orientimin e saj seksual: Kam dalë me vajza të famshme

18:09 - 06.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka folur për herë të parë për orientimin e saj seksual në një intervistë për “Gay Times” ku pranoi se ka dalë me vajza të famshme në të shkuarën.




“A kam dalë në takime më parë me vajza? Po. Dhe të famshme, por unë nuk po i përmend emrat e tyre. A kam rënë në dashuri me një vajzë më parë?

Po, por tani, unë jam në një lidhje me një djalë. E vetmja gjë që do të them është se kur jam në një lidhje me një vajze, është thjesht shumë emocionuese“, theksoi Bebe.

Këngëtarja ka qenë gjithmonë një mbështetëse e komunitetit LGBTQ. Kujtojmë se vitin e kaluar u pyet në një intervistë arsyen pse nuk e kishte përcaktuar seksualitetin e saj dhe ajo u përgjigj:

“Unë thjesht dua të gjej dikë që e dua dhe që më do dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.