Kryesore

Meta takon ministren austriake: Mbështetje e pakuryser e Austrisë për procesin e integrimit

12:39 - 06.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Meta ka pritur ditën e sotme ministren Federale të Austrisë për Çështjet e BE. Në rrjetet sociale, Meta u shpreh se takimi u përqëndrua në marrëdhëniet dypalëshe si dhe procesin e integrimit.




Statusi i Metës

Kënaqësi të takohesha me Ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.

Vlerësova miqësinë e hershme mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e pakursyer të Austrisë, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe ndaj procesit të integrimit europian.

Theksova se sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës, kyç jo vetëm për përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, por veçanërisht për të motivuar të rinjtë, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre europiane në vendin tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.