Kryesore

Mblidhet task-forca e turizmit në Vlorë, dy detyrat kryesore që Rama iu lë institucioneve

11:12 - 14.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Enrik Mehmeti




Mblidhet në Vlorë task-forca e turizmit në prag të sezonit turistik 2021, me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve, të cilat kanë rol kryesor në angazhimin në sezonin turistik.

Mbledhja e task-forcës u drejtua nga prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, i cili për përfaqësuesit e institucioneve ndau dy detyrat kryesore për ta, porosi nga kryeministri Edi Rama, si dhe ministritë e linjës. Këto detyra kanë të bëjnë me stacionet e plazheve dhe pastërtinë e tyre.

Në fjalën e tij, prefekti Mamaj ju la gjithashtu detyrë institucioneve, që duke filluar nga java e ardhshme çdo institucion i angazhuar në sektorin turistik duhet të bëjë një raport në prefekturë të detyrave që institucioni ka plotësuar në përmirësim të kushteve të sezonit turistik.

Task-forca e turizmit hap kështu siparin e sezonit turistik në Vlorë, si një mbledhje e cila përcakton masat që duhen marrë për përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e shërbimeve cilësore në këtë sektor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.