BOTA

Vendet e vërfëra po vuajnë mungesën e vaksinave anti-COVID/ OBSH thirrje shteteve të pasura: Mos vaksinoni fëmijët…

13:18 - 15.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të premten u bëri thirrje shteteve të pasura që të ngadalsojnë vaksinimin COVID-19 tek fëmijët e tyre me arsyen që një pjesë e vaksinave të dhurohet për vendet e varfëra, pasi viti i dytë i pandemisë mund të jetë shumë më vdekjeprurës.




Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus e konsideroi vaksinimin e fëmijëve në vendet e pasura si “katastrofë morale”, për shkak të mungesës së vaksinave anti-Covid-19 në vendet e varfëra.

Ghebreyesus theksoi se një pjesë e vogël e vendeve të pasura, të cilat siguruan pjesën më të madhe të vaksinave, tani po vaksinojnë grupe me rrezik relativisht të ulët.

Ai u kërkoi vendeve më të pasura të dhurojnë vaksinat e tyre për vendet që përballen me mungesa të mëdha vaksinash përpara se të nisin vaksinimin e fëmijëve, të cilët konsiderohen grupe me rrezikshmëri relativisht të ulët.

“Unë e kuptoj pse disa vende duan të vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët e tyre, por unë i nxis ata të rishikojnë vendimin dhe në vend të kësaj të dhurojnë vaksina për COVAX,” tha drejtori i përgjithshëm gjatë një konference për shtyp, duke iu referuar një iniciative të mbështetur nga OBSH për promovimin e barabartë për vaksinat kundër Covid.

Ghebreyesus tha se vetëm 0.3% e vaksinave kanë shkuar në vendet me të ardhura të ulëta pasi “një pjesë e vogël e vendeve të pasura të cilat kanë blerë shumicën e furnizimit me vaksina” tashmë kanë filluar vaksinimin e grupeve me rrezik më të ulët.

Vërejtjet e tij vijnë vetëm disa ditë pasi Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomanduan që vaksina Pfizer kundër Covid-19 t’u jepet fëmijëve të moshës 12 vjeç.

Fëmijët mund të infektohen me koronavirus, por ka shumë më pak të ngjarë se të rriturit të shfaqin simptoma të rënda. Më pak se 2% e të gjitha rasteve që përfshijnë fëmijë në SHBA kanë rezultuar të shtruar në spital sipas të dhënave  të mbledhura nga Akademia Amerikane e Pediatrisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.