Kryesore

Të nusërosh si Vesa Luma, këngëtarja zbulon emocionet para dasmës dhe provat e kafesë

12:00 - 26.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjashtë vite më parë, Vesa Luma dhe Big Basta i thanë “PO” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore të organizuar në kalanë e Lëkurësit, në Sarandë.




Së fundmi, motra e këngëtares shqiptare, Dea Luma, ka vendosur t’i kujtojë Vesës një nga momentet sa të bukura, aq edhe të sikletshme të filmuara gjatë përgatitjeve për ditën e madhe.

Ajo i ka dërguar një video këngëtares, e cila e ka postuar në llogarinë e saj në Instagram. Në të, Vesa shihet me një vello në kokë dhe me dy filxhanë kafeje në dorë. Ajo është filmuar gjatë kohës që bënte prova vetëm dy orë para dasmës.

Dy orë para martesës – prova e kafes. Sapo mora befas një dhuratë të çmuar nga motra, e cila kishte ruajtur në arkivën e saj çdo moment nga prapaskenat e dasmës.

Kjo video ishte epike… testi i kafes në shtëpi pak orë para martesës, stresi në fytyrën time dhe lumturia në fytyrën e nanës. Përqafime për krejt nuset e këtij viti, është shumë mirë ma besoni”,- përfundoi me shaka këngëtarja.

Vesa dhe Big Basta jetojnë prej vitesh në Zelandën e Re. Ata janë prindër të një djali, i cili quhet Lian dhe videot që këngëtarja publikon në rrjete sociale të vogëlushit, e tregojnë qartë talentin e tij në muzikë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.