Kryesore

Nis zbatimi marrëveshjes mes “Integrate Energy” e UBT-së/ Sharra kthehet në një qendër kërkimesh shkencore

11:37 - 31.05.21 gsh

Në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë nisi zbatimi i marrëveshjes midis shoqërisë koncesionare “Integrate Energy” dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës për kthimin e kompleksit  të Sharrës në një qendër kërkimesh shkencore. Përfaqësues të dy institucioneve, specialist dhe studentë  ishin në Sharrë, për të vlerësuar gjenden e cilësisë së mjedisit, përmes matjes së parametrave mjedisorë.



Administratorja e kompanisë “Integrate Energy”, Ariola Kodra tha se dera është e hapur për këdo që ka interes, sidomos për studentët.

Ekipi i pedagogëve dhe studiuesve ndaloi në 5 pika të ndryshme të  zonës së trajtimit të mbetjeve, duke siguruar monstrat për kryerjen e analizave  laboratorike në laboratorin e këtij universiteti, dhe për të monitoruar gjendjen e mjedisit në këtë zonë trajtimi mbetjesh. Gjatë vizitës u morën monstra uji, toke  dhe biomase. Në terren u mat niveli i zhurmës  dhe i Ozonit.

Më pas grupi i pedagogëve dhe studentëve ndaloi në një prej liqeneve të Sharrës i rehabilituar, në të cilin morën monstrat e ujit.

Landfilli i mbetjeve jo të rrezikshme ishte një tjetër ndalesë e ekipit të studiuesve të këtij universiteti. Ata vlerësuan këtë ndërtim, i cili i jep zgjidhje problematikës së trajtimit të mbetjeve në Tiranë.

Monitorime të tilla do të kryhen në mënyrë periodike në zonën e Sharrës dhe do të jenë pjesë e studimeve të doktorturave që do të zgjasin minimalisht 3 deri në 4 vite.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.