Kryesore

Miqësorja me Çekinë, Kombëtarja shqiptare me 4 ndryshime në formacion. Ja si pritet të luajë

19:27 - 08.06.21 Gazeta Shqiptare

Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke, në takimin miqësor që do të zhvillohet në Pragë në orën 20:15. Nga sa mësohet, sërish do të ketë ndryshime në formacionin e Kombëtares shqiptare. Kësaj here janë katër të tilla. Reja ka preferuar të bëjë disa ndryshime nga ndeshja e fundit me Uellsin, duke hedhur në fushë nga minuta e pare: Trashin, Veselin, Kallakun dhe Çikalleshin.



Në portë do të luajë titullar përsëri Gentian Selmani. Treshja e mbrojtjes nuk ndryshon: Kumbulla, Ismajli dhe Gjimshiti. Në mesfushë janë Trashi, Bare, Abrashi, Kallaku dhe Veseli. Sulmi kuqezi do të përbëhet nga dyshja Cikalleshi e Manaj.

Pas barazimit pa gola ndaj Uellsit, kuqezinjtë e Edi Rejës, do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv, për të mbajtur lartë moralin, në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës.

Vlen të theksohet fakti se çekët janë pjesmarrës në Europianin që starton më 11 qershor, duke u pozicionuar në grupin D së bashku me Anglinë, Kroacinë dhe Skocinë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.