Kryesore

Pezullohet procedimi për tre klubet e Superligës Evropiane

19:08 - 09.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA hapi procedim ndaj klubeve Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, që rrezikonin pjsëmarrjen në kompeticionet evropiane. Por Komisioni i Apelit pezullim procedimin.




“Pas hapjes së procedurave disiplinore kundër Barcelona, ​​Juventus dhe Real Madrid për një shkelje të mundshme të kornizës rregullatore të UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturën ‘Projekti Super League’, Komisioni i Apelimit i UEFA ka vendosur të pezullojë procedurat deri në një njoftim tjetër ”, – thuhet në një shënim zyrtar nga organi i udhëhequr nga Ceferin.

Uefa kishte hapur procedurat disiplinore në 25 maj, duke kërcënuar të sanksiononte tre klubet për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të trupit drejtues të futbollit evropian, ndërsa nëntë promovuesit e tjerë të Super League u shpëtuan këtyre persekutimeve në këmbim të gjobave financiare.

Të hënën, megjithatë, qarkulloi lajmi se Ministria Zvicerane e Drejtësisë i kishte dërguar një njoftim UEFA-s dhe FIFA-s duke i informuar ata se nuk mund të vendosnin sanksione kundër tre klubeve ende zyrtarisht të lidhura me projektin e Superligës.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.