AKTUALITET

Detaje nga aksidenti në Tiranë, kalimtarja e plagosur shtatzënë

20:18 - 10.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje tragjike nga aksidenti i sotëm në Tiranë, ku një makinë përplasi një kalimtare teksa ecte në trotuar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko”, në zonën e Porcelanit.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se vajza e plagosur, rreth 30 vjeç, e cila u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, është shtatzënë. Sipas Policisë, 19-vjeçari me inicialet J. B., teksa drejtonte mjetin tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar ku ka përplasur kalimtaren dhe më pas është përplasur me pemën.

Mësohet se goditja ka qenë e fortë, ndërsa në vendin e ngjarjes shiheshin edhe njollat e gjakut të kalimtares së plagosur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.