Kryesore

Si është vajza ideale për Ardian Bujupin? Këngëtari: Një grua që më suporton, jo që të…

13:29 - 11.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nuk kishte si të shpëtonte as nga pyetja nëse është në një lidhje dashurie.




Bujupi u shpreh se deri më tani nuk ka patur diçka serioze me asnjë vajzë, dhe nëse do lidhet seriozisht nuk e ka problem që të dalë para publikut dhe ta nxjerrë në media.

Mes të tjerash, këngëtari ka treguar edhe se si e do gruan e tij ideale.

Pjesë nga intervista:

Rudina Magjistari: Si është zemra jote, është i dashuruar Ardian Bujupi apo jo? I ke kënduar dikujt një këngë?

Ardian Bujupi: Është një temë e ndërlikuar, nëse këndoj një këngë apo shkruaj një tekst normalisht që kam punë me personalitetin. Për shembull nëse flas për Zhuljetën, nuk flas për Zhuljetën, por për një tjetër emër. Lidhjet e mia, ose dashuria, nuk ka akoma diçka konkrete për t’ja treguar mediave, prandaj unë nuk i shpall.

Nuk jam tip që jap emra që të them kam qenë me këtë influencuesen ose me modelen. Nuk e shoh të arsyeshme të shpall një herë njërën, një herë tjetrën, nëse e kam një seriozisht, mund ta kap përdore dhe të dal në media e të vij këtu.

Rudina Magjistari: Fakti që ke filluar të bësh llogaritë e moshës, ke filluar të kuptosh që pak nga pak do fillosh të mendosh këtë pjesë.

Ardian Bujupi: Këtë pjesë kam filluar ta mendoj që 5 vjet, por nuk ka dalë akoma personi i duhur.

Rudina Magjistari: Si është vajza ideale për ty?

Ardian Bujupi: Duhet të jetë e respektuar dhe e aftë. Unë kam qejf që me femrën time të arrij dhe më shumë, që ajo të më këshillojë, të më kryejë disa punë. Nëse kam një biznes, ajo e merr një pjesë të biznesit, unë një tjetër. Unë besoj që njerëzit kanë arritur shumë lart, e kanë gjetur një grua që i suporton, nuk dua një grua që të rrijë tek shtëpia dhe t’i kryejë vetëm punët e shtëpisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.