Kryesore

“Të ulet pikësimi për testin e Matematikës”, maturantët protestë para MASR, thirrje në kor ulur këmbëkryq: Duam drejtësi!

11:52 - 12.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç paralajmëruan, maturantët janë hedhur në protestë kundër testit të Matematikës. Ata janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë bllokuar Rrugën e Durrësit. Pasi janë ulur në rrugë, maturantët kanë lëshuar në kor thirrjen; “Duam drejtësi!”.




Maturantët kërkojnë që të ulet pikësimi për testin e Matematikës, i cili u zhvillua dje ndërkohë që ata pretendojnë se në këtë provim pati pyetje jashtë programit. “Uljen e pikësimi, provimi ishte i vështirë, pasi ishte një test universitar. Kjo është mënyra jonë. Do vazhdojmë të rrimë këtu deri sa të na plotësohen kërkesat”, tha një maturant.

Për shkak të protestës, është bllokuar ky aks rrugor, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë devijuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.