Kryesore

Përfundon votimi për kreun e PD, rezultati zyrtar për fituesin publikohet nesër

19:56 - 13.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbyllet zyrtarisht orari i votimit për kryetarin e ardhshëm në Partinë Demokratike. Tashmë pas një pauze pritet që në orën 19:30 të nisë numërimi i votave dhe nesër paradite do të mësohet fituesi i këtyre zgjedhjeve për kryetar.




Gazetari Osman Stafa raporton se qendra e votimit e cila ndodhet në selinë e PD e ka mbyllur procesin e votimit.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e votimit ku deri në orën 17:00, ku tha se dy orë nga përfundimi i votimit kanë votuar 33 mijë e 47 anëtarë ose 44% e numrit total.

Ai thekson se nuk ka pasur probleme gjatë procesit të votimit duke garantuar se në orët e fundit s’ka pasur as lëvizje të përfaqësuesve të kandidatëve.

‘’Numri i votuesve 33 mijë e 47 anëtarë ose 44%. Tirana ka 9 mijë e 821 anëtarë që kanë votuar. Në raport me 21 mijë anëtarë që ka Tirana, është 46%.

Nuk kemi problem të tjera në vazhdim, në 3-4 orët e fundit s’ka pasur lëvizje të përfaqësuesve, nuk janë ndryshuar më. Dua t’ju bëj me dije dy verifikime që bëmë. Në Kombinat u paraqit, një me FB na del një emër i njohur nga mediat investigative që ka shkuar të votojë me pajisje, është larguar. Shpresoj mos shkojë në vend tjetër.

Një nga përfaqësuesit e kandidatëve, u informuam se 3 votues në Sarandë kanë votuar dhe në Vlorë e Gjirokastrë, nuk rezulton, votuan vetëm në Sarandë. Tani po i përgjigjem përfaqësuesit.”- tha Gjana.

Në garë për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend janë kreu aktual i PD, Lulzim Basha, dhe tre demokratë të tjerë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.