Kronikë

Drogë, mijëra fara kanabisi dhe armë gjahu, arrestohet 42-vjeçari në Fier

09:13 - 18.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Fierit ka sekuestruar në një operacion fara kanabisi, lëndë narkotike kanabis, fidanë narkotikë dhe një armë gjahu karabinë, ndërsa në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Vreshtas” ka rënë poseduesi M. Xh. 42 vjeç, banues në Cakran.




Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 42-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 56.3 kg kanabis, 2785 fara kanabisi, fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në vazo lulesh, një armë gjahu karabinë, sende që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe 2 aparate celularë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Vreshtas”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Xh., 42 vjeç, banues në Cakran.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 56.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2785 fara kanabisi, fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në vazo lulesh, 1 armë gjahu karabinë, sende që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe 2 aparate celularë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.