AKTUALITET

Festa e Kurban Bajramit, Basha: Mbizotëroftë në familjet tuaja gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë

22:00 - 19.07.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.




Në një shënim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara dhe në familjet tuaja mbizotëroftë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët.

Tradita juaj e ndarjes së të mirave me të afërmit dhe fqinjët në nevojë është shenjë e madhe e përgjegjësisë që ju ndjeni ndaj vendit”, shkruan kreu i opozitës.

Ndërsa thekson se Zoti ju bekoftë juve dhe familjeve tuaja.

Shënimi i plotë:

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!

Ju uroj nga zemra Gëzuar për shumë vjet festën e Kurban Bajramit!

Sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara! Në familjet tuaja mbizotëroftë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët!

Tradita juaj e ndarjes së të mirave me të afërmit dhe fqinjët në nevojë është shenjë e madhe e përgjegjësisë që ju ndjeni ndaj vendit.

Zoti ju bekoftë juve dhe familjeve tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.