BOTA

E rëndë në Itali/ Politikani qëllon për vdekje emigrantin, Salvini: Ja pse e bëri

21:45 - 21.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një politikan i partisë “Lega”, ka qëlluar për vdekje një emigrant maroken me emrin Youns El Boussetaoui.




I plagosuri u transportua me ambulancë në urgjencën e spitalit Voghera dhe gjendja e tij fillimisht ishte e mirë, por më pas fatkeqësisht u përkeqësua dhe ndërroi jetë. Mediat italiane raportojnë se Massimo Adriatici nxorri armën, të cilën e kishte me leje dhe qëlloi për vdekje marokenin 39-vjeçar në Piazza Meardi, në Voghera.

Politikani ishte në gjendje të dehur dhe qëlloi emigranin në zemër, pasi ky i fundit e shtyu para nje lokali. Kreu i “Lega”, Matteo Salvini ka reaguar gjithashtu lidhur me rastin, duke pretenduar se Adriativi veproi për vetëmbrojtje.

Viktima, Youns El Boussetaoui, kishte një rekord penal për kërcënime, rezistencë ndaj forcave të Policisë, trafik drogë, drejtim makine në gjendje të dehur dhe pa licencë, mashtrimi dhe armëmbajtje pa leje, etj. /dosja.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.