Kronikë

Kanosi me sëpatë djalin e tij, arrestohet autori në Devoll

14:58 - 26.07.21 gsh

Policia e Devollit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. P., nga fshati Sul.Ky i fundit dyshohet se ka dhunuar fizikisht si dhe ka kanosur me sëpatë djalin e tij, R. P.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”.



Njoftimi i plotë i policisë:

Devoll

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. P., banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se në banesë, ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me sëpatë djalin e tij, shtetasin R. P., banues në fshatin Sul, Devoll.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.