AKTUALITET

Aksident në Pogradec/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, pëson lëndime drejtuesja. Fëmija i saj shpëton mrekullisht pa asnjë dëmtim

19:23 - 09.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasditen e sotme (9 maj) një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse, në aksin Pogradec-Qafë Thanë.




Fatmirësisht, drejtuesja e automjetit, K.H., 25 vjeç, së bashku me vajzën e saj të mitur 2 vjeç, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 09.05.2024, rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” në afërsi të Gurit të Kuq, shtetasja K. H., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja dhe vajza e saj rreth 2 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.