Kryesore

Aeroporti i Sarandës, Balluku: Një portë më shumë për vizitorët për të aksesuar bregdetin e jugut, do ta bëjmë realitet shumë shpejt

19:47 - 30.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku thotë se aeroporti i Sarandës do të jetë një portë më shumë për vizitorët që duan të aksesojnë bregdetin e jugut.Ajo premton se së shpejti edhe aeroporti i katërt i Shqipërisë do të bëhet realitet.




Sot u çel gara për aeroportin e Sarandës teksa deri më sot Shqipëria ka atë të Rinasit dhe Kukësit. Në Vlorë fitues i garës është kompania e Behgjet Pacolli dhe pritet të nisë shumë shpejt puna dhe aty.

STATUSI NGA BELINDA BALLUKU

Hapet rruga për ndërtimin e ✈️aeroportit të katërt në Shqipëri. Sot lançuam zyrtarisht garën për ndërtimin e aeroporti tëSarandës, i cili do të jetë një portë më shumë për të gjithë vizitorët për të aksesuar bregdetin e jugut, por jo vetëm. Një vepër e rëndësishme, të cilën ashtu sikundër e kemi premtuar, do ta bëjmë realitet shumë shpejt.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Aeroporti i Sarandes do te kete te njejten histori si ai i Gjirokatres,Vlores,Korces,Gjadrit,Kucoves,dhe portet e Shengjinit,Durresiti Spillese,i Vlores,e there vetem per jahte!?.

    Përgjigju ↓